Shkurte Gashi nuk është shtatzënë, flet mikesha e saj

Pas një lajmi të rremë se Shkurte Gashi është shtatzënë, flet mikesha e saj duke hedhur poshtë të gjitha këto shpifje kundër këngëtares të cilën e kanë inat shumica e këngëtarëve. Sipas saj këto lajme të rreme nuk e dëmtojnë imazhin e saj, pasi ajo mbetet një nga këngëtaret më me emër në trevat shqiptare.

“S’ka të bëje aspak me atë lajm, është renë e kulluar, kur do ngelet shtatzëne do të tregoje vet Shkurtja. Këto janë shpifje për të goditur por përkundrazi fama e saj vazhdon të ritet” shprehet për TetovaSot mikesha e saj e cila dëshironte të ngelej anonime.

Sa i përket të dashurit, mikesha me buzëqeshje thotë se Shkurtja do të mbetet nuse e Kosovës, që do të thotë se i dashuri i saj mund të jetë kosovar.

Ndryshe Shkurte Gashi është këngëtarja me e kërkuar në trevat shqiptare dhe goditjet ndaj saj janë normale, por gjithmonë dalin goditje të pa vërteta.

Loading...