Pep Guardiola nuk e ka mohuar e as pohuar kalimin e tij në Madrid.

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, kur është pyetur në konferencën për media lidhur me mundësinë për ta udhëhequr rivalin e dikurshëm të La Ligës, Real Madridin, ai është përgjigjur shumë shkurt duke buzëqeshur.

“Mendoj se nuk do të ishte një gjë e mirë, haha”, u tha Guardiola gazetarëve gjatë konferencës.

Guardiola ende nuk ka vendosur për të ardhmen, derisa kontrata me Bayern Munichun i skadon në qershor të vitit 2016.

Loading...