“Gjendja shëndetësore e Mihael Shumaherit sigurisht nuk do të përmirësohet”, kanë qenë fjalë tronditëse të neurokirurgut Kolin Shef. Kanë kaluar më shumë se katër vite prej se kampioni i shtatëfishtë i botës në Formula 1 që është lënduar rëndë në skijim. Nga ajo kohë ai gjendet në koma, deri sa familja e tij është munduar të mbajë në fshehtësi privatësinë e tij, dhe në media nuk mund të gjenden detaje lidhur me gjendjen e Shumit.

Neurokirurgu Kolin Shef, edhe pse asnjëherë se ka shëruar Shumaherin, ka zbuluar se çka mund të presim në situata të tilla.

“Natyra e lëndimit dhe informacionet që i marrim na sugjerojnë se truri intim ka përjetuar dëmtime të mëdha. Për pasoj, truri i tij nuk funksionon sikur i imi ose i juaji. Sa më gjatë të jetë në këtë gjendje përmirësimi është më i vështirë. Situata thuajse nuk do të përmirësohet”, tha Kolin Shef.

“Shumaheri sigurisht nuk mund të flasë. Ndoshta është në gjendje të tregoj me dorë, ose mund të ju duket njerëzve rreth tij. Mirëpo, nuk mund të shërohet. Një kohë të gjatë është në këtë gjendje dhe ka humbur muskujt. Edhe sikur ti kishte hapur sytë dhe të kishte folur, ka humbur memorien”, tha Shef.
Familja për shërimin njëjavorë të Shumit harxhon 200 mijë euro.
“Mendoj se ajo shumë është e tepruar”, tha Shef.

Loading...