Shoqata Bamirëse Ismet Jashari ndihmon familjet më të rrezikuara (FOTO)

Humaniteti i rinisë po tregohet gjithandej në viset shqiptare. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë human kur është në pyetje ndonjë nevojë për ndonjë familje apo edhe për familje të shumta. Sidomos humaniteti më i madh tregohet gjatë festave apo edhe gjatë muajit të shejtë të Ramazanit.

Një grup vullnetarësh nga fshati Orizarë Komuna e Likovës të moshës së re gjatë këtij muaji të bekuar krijuan një shoqatë bamirëse dhe e emëruan me emrin e Komandantit të rënë heroikisht në luftën e Kosovës Ismet Jashari. Ky grup i përbërë nga 10 anëtarë nga fillimi i Ramazanit filluan edhe me agjendën për t’iuofruar familjeve në nevojë ndihmë dhe për t’iu dhuruar buzëqeshje, pra dhe fjala e tyre është “DHURO BUZËQESHJE”.

Këta vullnetar edhe pse fillestar në këtë mision arritën që për një muaj të dhurojnë buzëqeshje për adro 100 familje duke iu dhuruar pako me ushqime. Ata mbrëmë në natën më të madhe se 1000 muaj, Nata e Kadrit dhuruan 80 pako me ushqime për 80 familje duke filluar nga fshati Nikushtak e deri në fshatin Llojan, pa harruar dhe familje në Llopat dhe në Kumanovë.

Qëllimi i krijimit të kësaj shoqate bamirësie siç thonë ata është nga ajo që po shohin çdo ditë ku nëna kërkojnë ushqim për fëmitë e tyre, ku prindër me lot në sy tregojnë se nuk kanë qka të shtrojnë në sofrat e tyre, kurse ne kemi sofrën e begatshme me ushqime të llojllojshme.

Ata falëmnderojnë të gjithë donatorët të cilët ishin të shumtë si nga vendi por edhe nga diaspora e që iu bashkuan misionit të tyre e që ndihmuan që t’iu dhurojnë buzëqeshje afro 100 familjeve para festës së madhe të Fitër Bajramit. Ata falënderojnë edhe Marketin “Market Blerimi” dhe duqanin “Sad Komerc” të cilët u dulën në ndihmë.

Më poshtë  do ju sjellim facebook faqen oficiale të shoqatës dhe disa foto nga realizimi i dhurimit të pakove. Shoqata Bamirëse “ISMET JASHARI”

Loading...