Shkruan:Kadri GËRVALLA

Në festën tradicionale ndërkulturore që organizoi Komuna e Leonbergut në Gjermani,  u prezentua kultura dhe tradita shqiptare,  nëpërmes veshjes dhe valleve tradicionale. Kjo festë u shënua këtë të diele me 10.07.2016 në një ditë me diellë  në kuadër të përpjekjeve për integrimin e të huajve në Baden Württemberg.

Edhe në këtë vit shoqata Bashkimi Kombëtar, po nga qyteti i Leonbergut, ishte prezent me programin e sajë me këngë dhe valle.Prezentimi i shqiponjave dhe valleve shqiptare  nga grupi i femijëve   antar të Shoqatës i mahniti të pranishmit që ishin prezent, dhe pjemarrës në këtë festë tradicionale.

 

 

Një falënderim të gjithë antarëve të shoqatës që nuk kursyen asgjë që këtu të flitet shqip,  të këndohet shqip të vallëzohet në traditën tonë me valle me motive nga te gjitha trevat shqiptare.Për këtë një respekt e mertojnë edhe kryesia e shoqates BASHKIMI KOMBËTAR , e cila  kontriboi në përgaditjes e kesaj feste.

Në çdo vit kjo shoqatë merr pjesë në këtë festë, por edhe në çdo vit pjesa e programit ku prezentojnë, është ma e mirëprituar nga publiku. Ku dallohet me vallje  intersante, me veshje, tradicionale kombëtare, me muzikë dhe bukurin e këtyre femijëve që po bëhen Ambasadorët  më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë. Kultura është një pasqyrë dhe nj dritare prezentuese, prandaj edhe pse ne mërgim, ka vështërsi, por prap se parap, organizimi kurr nuk ka munguar nga kjo shoqatë.Shoqata Bashkimi Kombëtar nga Leonbergu prezentoi jo vetëm kulturen por edhe ushqimin tradicional shqiptar të pregaditur nga Nënat shqiptare si- Flija, buka e misrit,  tava e Prizrenit, ëmbelsira si dhe shumë lloj specialitetiesh ku u konsumuan nga të pranishmit. Tër ditën frymoi shqip në këtë festë, nën muzikën që nga Jugu deri në Veri, ndërsa, fryma e lehtë valviti Flamurin kombëtar dhe at të kosovës, rregullisht, ku shqiptarët,  edhe me pak emocione  frymuan tër ditën kombëtarisht.

 

 

Loading...