Shoqata Humanitare “Dora e Ngrohtë” me Seli në Gostivar, në ditën e parë të Kurban Bajramit ka organizuar aksion të therjes së kurbanëve dhe më pas mishi i grumbulluar prej tyre u është shpërndarë familjeve skamnore si dhe fëmijëve pa prind. Mishi i kurbanëve është shpërndarë në qytetin e Gostivarit dhe në fshatrat për-rreth qytetit. Për Kryetaren e Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë, Mimoza Halili Lumani, por edhe për aktivistët e palodhshëm të Shoqatës dita e djeshme ishte ditë feste por e shënuar me aktivitet të ngjeshur humanitar dhe bamirësie. Lumani u shpreh shumë e kënaqur nga realizimi i aksionit për të cilin i falënderoi të gjithë dhuruesit-donatorët e bagëtive si dhe aktivistët e palodhshëm të Shoqatës për angazhimin dhe punën e bërë. “Të gjithë qytetarëve të përkatësisë së fesë Islame shfrytëzoj rastin tua Uroj Festën e Kurban Bajramit dhe tu deshiroj fat shëndet lumturi si dhe suksese në jetë. Ne si Shoqatë jemi të kënaqur që inicuam dhe e realizuam këtë aksion humanitar me qëllim që tu ndihmojmë njerëzve të cilët ballafaqohen me problemin më të vjetër të njerëzimit skamjen. Ne po mundohemi që në vazhdimësi me aktivitetet tona ti zbusim sadopak hallet brengat dhe shqetësimet e personave me probleme ekonomike e financiare. Ne si Shoqatë në vazhdimësi i bëjmë këto aktvitete dhe do të vazhdojmë me to edhe tani dhe në të ardhmen”, u shpreh Halili Lumani. Ajo i falënderoi të gjithë njerëzit e mirë e human që i Kanë siguruar Kurbanët për realizimin e aksionit por i falënderoi edhe aktivistët e përkushtuar dhe të palodhshëm për punën dhe angazhimin e tyre. Për aksionin e djeshëm humanitar janë siguruar 30 bagëti ndërsa mishi i tyre u eshtë shpërndar 100 personave. Aksioni u realizua ne fshatrat Banjicë, Fazaneri, Çajle, Zdunje, Çegran she Vrapcisht.

Loading...