Shoqata “No Pasaran” do të kërkoje vërtetimin e shkeljes së Ligjit për të dhëna personale

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve “No Pasaran” nesër do të kërkoje sqarim nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave për tretmanin jo të barabartë të qytetarëve dhe rëndimin e procedurës për mbrojtjen e të dhënave personale, transmeton TetovaSot.

Shoqata, ashtu si njoftuan, nesër në periudhën nga ora 10 deri në orën 12 do t`i ndihmoj qytetarëve në dërgimin e kërkesave për vërtetimin e shkeljes së Ligjit për të dhëna personale.

Vend i takimit do të jetë Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale në Ndërtesën e Radio Televizionit të Maqedonisë në katin e 14.

Kjo shoqatë me muaj është duke protestuar kundër llogarive për ngrohje që i dërgohen qytetarëve që janë të përjashtuar nga sistemi.

Loading...