Shoqata sportive “Vëllazërimi” hapi klubin e futbollit për femra dhe klubin në futsal

Në kuadrin e shoqatës sportive “Vëllazërimi” nga Kërcova janë hapur edhe dy klube futbolli. Bëhet fjalë për klubin e futbollit për femra dhe klubin e futsallit.

Vendime të tilla janë marrë në mbledhjen e fundit të KF Vëllazërimi. Ja njoftimi i tyre:

Kryesia e K.F Vëllazërimi në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për hapjen e klubit te Femrave, të cilat duhet të garojnë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë.

Poashtu si pikë e dytë është edhe hapja e Futsal Klub Vëllazërimi.

Gjithë kjo do të jetë nën ombrellën e Shoqatës Sportive Vëllazërimi, statusi i cilit është duke u punuar.

Kryesia është duke menduar edhe hapjet tjera të klubeve edhe inkuadrimi i gjithë sporteve nën këtë Shoqatë sportive.

Me këtë rast u prononcua vet kryetari i klubit z.Blerim Sadiku:

“Të rinjtë e Kërçovës me rrethinë duhet masovikisht të merren me sport edhe talentet të kenë hapësirë për zhvillim. Sporti është ajo që bashkon. Sportistët janë Ambasadorët e Kërçovës edhe me gjerë.
Besojmë se këto janë hapa kruciale për qytetaret e kësaj ane, edhe kërcovaret e rrethina dita ditës dëshmojnë se duan sportin edhe me ndihmën e qytetarëve do arrijmë gjithçka për një rini të shëndoshë poashtu edhe me rezultate me nivele të larta ndërkombëtare.
Ditëve në vijim do t’ju informojmë për hapat e nisur”.

Loading...