Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë tashmë kanë komunitetin e tyre fetar të regjistruar dhe të barabartë me të gjitha komunitetet e tjera fetare në Maqedoni. Janë mbledhur qindra Shqipëtarë, ortodoksë e muslimanë , nga gjithë trevat shqipëtare për shpalljen e bashkësisë fetare të Shqiptareve Ortodoksë.

“Shqiptarët ortodoksë duhet përkrahur nga popullata myslimane dhe bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme fetare duhet të bëhet sipas shembullit të Shqipërisë, thanë të pranishmit në manifestimin e sotëm kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë. Kjo është një arritje historike për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, thotë kreu i Bashkësisë së re të Shqiptarëve Ortodoksë, Akademiku prof.dr.Branisllav Sinadinovski.

“Kjo bashkësi është e barabartë me të gjitha kishat dhe grupet religjioze që ekzistojnë në Maqedoni. Kjo për ne shqiptarët ortodoksë paraqet një vepër historike, sepse tregon që të gjithë ata që na mohuan ne ju treguam se ekzistojmë. Babai im ka bërë një studim që tregon se në Rekën e epërme jetojnë 60-70 mijë shqiptarë ortodoksë. Ata u asimiluan e u mohuan nga të gjithë, po nuk hoqën dorë nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike”, deklaroi Sinadinovski.

Në fund u promovua edhe libri i prof.dr. Branisllav Sinadinoskit, “Nga shënimet e babait tim”, i përkthyer në shqip, që sjell shumë të dhëna nga hulumtimet shumëvjeçare që Sinadinovksi ka bërë në krahinën e Rekës dhe shifra konkrete për ekzistencën e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.

Loading...