Maqedoni

Shpallet konkursi për prokuror publik (DOKUMENT)

Prokuroria-publike-480x268

Pas miratimit të konkursit për prokuror publik në Kuvendin e Maqedonisë, nga sot ka filluar të rrjedh afati i aplikimit për zëvendësin e ish prokurorit Marko Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

“Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet të parapara me Nenin 44 të paragrafit 1 dhe 2 të ligjit për prokurori, aplikimet për të njëjtën duhet të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të konkursit në Gazetën Zyrtare”, shkruan në shpalljen e konkursit të nënshkruar nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

oglas-za-imenuvanje-na-javen-obvinitel-2-226x300

Përndryshe, kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, duhet të flet në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jetë i aftë për punë dhe të ketë gjendje të mirë shëndetësore, të ketë diplomë universitare pranë fakultetit juridik në Republikën e Maqedonisë dhe nëse e ka ndërkombëtare duhet ta ketë të nostrifikuar, duhet të ketë përvojë në jurispodencë më së paku 8 vjet dhe me rezultate të dëshmuara në këtë fushë, të ketë kaluar provimin e jurispodencës dhe të jetë apo të ketë qenë profesor universitar i juridikut më së paku 10 vjet.

Kuvendi shpalljen e konkursit e ka miratuar para një jave ndërkohë që pasi të aplikojnë kandidatët për të njëjtin Qeveria e Maqedonisë duhet të kërkojë mendim për secilin nga Këshilli i Prokurorëve.

Pas kërkim mendimit nga Qeveria e Maqedonisë, Këshilli i Prokurorëve Publik ka afat 15 ditë që të njëjtin t’ia dorëzojë Qeverisë. Nëse Këshilli nuk arrinë që për 15 ditë të përpilojë mendim për aplikantët, afati i shtohet edhe për 15 ditë.

Në rast se Këshilli nuk ka mendim pozitiv për asnjë aplikant, Qeveria e Maqedonisë nuk ka mundësi të propozojë kandidatë që të përzgjedhet nga Kuvendi i Maqedonisë si prokuror publik.

Emërimi i prokurorit publik bëhet me 61 vota të deputetëve, ndërkohë si kandidatë të mundshëm janë Aleksandar Tortevski, Xvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov, Sejfulla Osmani dhe Lorija Vanevska.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top