Shpallja e prokurorit publik, Kuvendi cakton datën

Propozimi i Qeverisë për shpalljen e konkursit për emërimin e prokurorit të ri shtetëror është vënë në rend të ditës në seancën e parë të ardhshme të Kuvendit që është caktuar për 4 shtator, njofton Portalb.mk.

Siç mund të shihet në paralajmërimin e seancës në faqen e internetit të Kuvendit, propozimi është pika 11 e rendit të ditës në seancë.

Sipas procedurës së parashikuar me ligjin për prokuror publik, Kuvendi duhet që në propozim të Qeverisë të merr vendim për shpalljen e konkursit për emërimin e prokurorit të ri shtetëror.

Kuvendi të enjten, javën e kaluar e shkarkoi Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror shtetëror, ndërsa të martën e kësaj jave Qeveria filloi procedurën për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Publike, gjegjësisht të dorëzojë propozim te Kuvendi.

Ndryshe, Këshilli i Prokurorëve Publik për shkak mospasjes së kuorumit sot e ka shtyrë seancën për zgjedhje të zëvendësuesit të prokurorit publik, Marko Zvërlevskit i cili u shkarkua.

Loading...