Katër persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë pasi dyshohet se shpërndanin droge në gjimnaze dhe lokalet e natës në kryeqytet.

Ata janë: Aldo Xhani (Arapi), 30 vjeç, Gjergji Priftuli, 30 vjeç, Roland Gjoni, 28 vjeç dhe Andi Arapi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Të dyshuarit u arrestuan pasi në rrugën “Marco Boçari”, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u zbuluan 23.6 gr kokainë, 6 milionë lekë të vjetra, si edhe një peshore elektronike.

Loading...