Abdulla Mehmeti

Popullsia autoktone e Maqedonisë e gëzon të drejtën historike mbi emrin e kësaj krahine, sepse sllavët kanë ardhur më vonë dhe ky është një fakt i pranuar botërisht edhe nga studiuesit më eminentë të tyre, ndërsa grekët e sotëm janë pushtues të pjesës jugore të Maqedonisë, nga viti 1913 (Marrëveshja e Bukureshtit).

Çfarë ka kontestuese këtu për politikën aktuale? Me mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, shqiptarët e mbrojnë të kaluarën e tyre, emrin e krahinës së lashtë të Maqedhonisë (pellazge-pajone-dardane-ilire), autoktoninë e tyre, nuk e mbrojnë interesin sllav dhe grek!

Nuk është shovinizëm të thuhet se, secili banor i lindur sot në këtë tokë e gëzon të drejtën natyrore ta ndjejë veten siç dëshiron, edhe ta krijojë dhe pranojë një identitet kombëtar të ri siç ia kanë imponuar rrethanat historike. Kjo e drejtë duhet t’u njihet edhe maqedonasve të sllavizuar, por pa i mohuar faktet historike se e kaluara e kësaj krahine nuk ka asgjë të përbashkët me sllavët dhe grekët e sotëm.

Prandaj, e drejta historike mbi këtë krahinë dhe emrin e saj u takon sidomos shqiptarëve, si pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve dhe ilirëve, por edhe maqedonasve të sllavizuar.

Çfarë kuptimi kanë në gjuhët sllave dhe greqishten e re emri i krahinës Emadhia-Maqedhoni-Maqedoni?

Çfarë kuptimi ka në gjuhët sllave dhe greqishten e re emri i lumit Vardar (Bardhar) që e përshkon tejpërtej këtë krahinë, nga rrëza e maleve Korab e Sharr deri në Detin Egje?

Shqiptarët duhet ta thonë hapur këtë të vërtetë, ta afirmojnë dhe mbrojnë edhe para faktorit ndërkombëtar, me shumë krenari.

Popujt dhe shtetet, lindin, ndryshohen dhe mund të zhduken në rrjedhat e historisë, siç janë zhdukur shumë popuj, gjuhë dhe civilizime, por e vërteta mbetet e përjetshme.

Sllavët dhe grekët e sotëm nuk kanë asgjë të përbashkët me antikën, me Pellazgët dhe Ilirët, me Maqedhoninë, Pajoninë, Pellagoninë, Dardaninë, me Gadishullin ILIRIK.

Po të hulumtohet më mirë, popujt e sotëm sllavë dhe grekë nuk kanë asgjë të përbashkët as me Shën Hieronimin, Shën Konstandinin dhe Shën Helenën, Shën Kirilin dhe Metodin, Shën Klimentin dhe Naumin, me Homerin, Aristotelin, Lekën e Madh, Justinianin dhe shumë shenjtorë, perandorë dhe prijës të tjerë, të përvetësuar më vonë nga grekët dhe sllavët prej popujve autoktonë pellazg-pajon-maqedhon-dardan-epirot-ilir.

Kjo histori e re është falsifikuar pas krijimit të Perandorisë Osmane në këto hapësira, ndërsa Evropa e ka gëlltitur këtë të pavërtetë për interesat e saj. Pasojta do t’i vujamë sidomos ne shqiptarët, sot dhe në të ardhmen, përderisa nuk e themi hapur të vërtetën e bazuar mbi argumente thellësisht shkencore, në mbrojtje të së kaluarës sonë të lavdishme, pa i dëmtuar interesat e popujve të tjerë që kanë rastisur më vonë në këto hapësira dhe bashkëjetojnë sot me ne.

 

Loading...