Shpërthen bombola e gazit, shihni çfarë ka mbetur brenda banesës (Video)

Bombola e gazit që përdoret për gatim, e montuar sot, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në një familje nga Vlora.

Siç raportojnë mediat shqiptare, mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës u dëgjua një shpërthim i fuqishëm që erdhi si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi në banesë ka qenë vetëm vajza 20-vjeçare e familjes, e cila fatmirësisht ndodhej në dhomën tjetër.

Në videot e siguruara nga “BalkanWeb” brenda banesës duket gjithçka e shkrumbuar.

Shumica e orendive shtëpiake janë djegur e dhoma ku ndodhej bombula është mbushur me ujë.

Loading...