Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë një biznesi në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për një fast-food që ndodhet pranë ambasadave ruse dhe zvicerane, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Sipas kalimtarëve shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

Një person ka mbetur i lënduar nga shpërthimi, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Nga informacionet paraprake raportohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule gazi në brendësi të dyqanit, që fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale. /albeu.com/

Loading...