Biznes

Shpërthimi i bombolave të gazit ndodh për shkak të gypave joadekuat!

gas-780x439

Sa i përket përgjegjësisë institucionale, ai thotë kompanitë kanë përgjegjësi vetëm për bombolat e jo për gypat. Ndërsa, shton se po të kishte probleme me bombolat, do të kishte eksploduar ajo.

“Por, incidenti ka ndodhur për shkak të rrjedhjes. Qytetarë gypat i blejnë nëpër shitore të caktuara. Ato janë produkte që i importojnë kompani të ndryshme e që janë të obliguara t’i kenë të dhënat për secilin produkt. Nëse dikush i shet dikujt një gyp që nuk është adekuat, blerësi e ka për obligim që rastin ta paraqesë në Inspektoratin e Tregut e që ky institucion t’i marrë masat e nevojshme”, ka sqaruar Komoni.

Sipas tij, është e vështirë të thuhet se çdo bombol i plotëson kriteret, porse Ligji nuk lejon të importohen bombola më të vjetra mbi 15 vite.

“Dogana në ato raste nuk i lëshon. Pastaj, nëse ka problem në verifikim, ftohet Inspektoratin përkatës i cili e bën një mbikëqyrje të dokumentacionit përcjellës. Aty duhet të jenë të dhënat se kush e ka prodhuar dhe ku është prodhuar. Duhet të ketë deklaratë të konformitetit – vërtetimin se pajisja është prodhuar konform ligjeve, rregullave dhe standardeve”, ka shtuar ai.

Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë thënë se një ndër kushtet e përcaktuara me Nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 2006/08 – për licencimin e subjekteve afariste për tregtinë me gazin e lëngëzuar të naftës dhe gazrave tjera – është certifikata që dëshmon plotësimin e kërkesave të sigurisë së pajisjeve nën presion (që lëshohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik- MTI), dhe pëlqimin mjedisor të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor (MMPH). Ata kanë sqaruar se MTI-ja është përgjegjëse për licencim të subjekteve afariste, nëse ato plotësojnë dokumentacionin e kërkuar.

“MTI është duke punuar në ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ dhe e ka dërguar të njëjtin për konsultim publik te ministritë e linjës kompetente, për të dhënë propozimet në fushat të cilat janë përgjegjëse”, kanë theksuar nga kjo Ministri.

Për problemin e bombolave të gazit ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka thënë për Telegrafin se tash e disa vite agregatët e furnizimit me gaz nëpër pompa, nuk janë kalibruar. Ai, ka dyshime për cilësinë e gazit me të cilën furnizohen konsumatorët.

“MTI lëshon licenca pa kalibrim të agregateve të gazit”, ka thënë Berjani.

Ndryshe, dje në Pejë ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit, nga e cila kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu të hënën në Prishtinë, një person ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi që ka ndodhur në një banesë në rrugën “Beqir Kastrati” në lagjen “Mati 1”.

To Top