Shpresa e madhe e Vardarit, Berisha:Golin e parë nuk mund ta harroj kurrë

Vardari shënoi fitoren e parë në përgatitjet në Antalia. Kuqezinjtë e Shkupit me rezultat minimal 1-0 fituan ndaj bullgarëve të Beroes, ndërsa njeriu vendimtar ishte i riu Jakup Berisha, i cili në minutën e 60-të tundi rrjetën kundërshtare.

17-vjecari nuk e ka fshehur kënaqësinë për golin debutues në fanellën e Vardarit. Ai ka thënë se do të jap maksimumin në Antalia të arsyetoj mundësinë e dhënë nga trajneri Cedo Janevski.

“Nuk mund të gjej fjalë të përshkruaj se sa jam i gëzuar që mu dha rasti të stërvitem dhe të jem pjesë e ekipit të parë te Vardari, kurse tani edhe të shënoj gol. Vërtet kjo mund vetëm të përjetohet, dhe që është ëndërr e çdo lojtari të ri si unë. Këtë gol të parë nuk mund ta harroj. E kam thënë edhe më herët se një ditë dua të jem pjesë e ekipit të parë dhe të luaj për Vardarin. I kam kaluar të gjitha kategoritë e të rinjve dhe shpresoj se shpesh do të më jepet rasti mes seniorëve. Ky gol është një motiv shtesë të jap më të mirën në këto përgatitje dhe të dëshmojë se kjo mundësin e dhënë është me plotë meritë”, deklaroi Berisha, shpresa e madhe e Vardarit./lajm

Loading...