Dhuna ndaj nxënësve është një nga fenomenet më të shëmtuara që vendi ynë ka trashëguar nga diktatura , e që fatkeqësisht vazhdon të jetë prezent në shumë prej shkollave shqiptare. Rasti i fundit që ka mbërritur në redaksinë e “JOQ.al” është ai një mësuesi nga shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë .
Pas një serë episodesh të dhunshme në klasë, nxënësit e klasës së tetë të kësaj kësj shkolle kanë kontaktuar me redaksinë e “JOQ.al” për të denoncuar mësuesin e artit pamor.

Sipas tyre,  Agim Sadiku i godet vazhimisht dhe  ka një natyrë shumë të dhunshme. Ata shprehen se kanë frikë të ankohen në drejtori dhe se mësuesi i qëllon edhe për zhurmën më të vogël. Njëri prej tyre shprehet se është dhunuar vazhdimisht nga mësuesi dhe se ka frikë t’i kthejë përgjigje pasi Sadiku i qëllon vazhdimisht me shuplaka

Në videon që kanë mbërritur në redaksinë e “JOQ.al” mësuesi shihet tek dhunon dy nxënës të ndryshëm, brenda ambienteve të klasë, njërit prej të cilët i gjuannë shpullë para klasës.

Një prëj nxënësve, rrëfen për “JOQ.al” se:

Pershendetje dua tju tregoj se mesuesi ynë qëllon nxenësit në klasë. Emri i tij është Agim Sadiku dhe jep mësim në Tepelenë, në shkollën “Avni Rustemi”.

Ai nuk duron dot asgjë dhe gjithmon na qëllon. Ne jemi në klasë të tetë, por ai na qëllon vashdimisht. Nxehet për shkak të zhurmes ose ndonjëherë bëjmë dhe muhabet po është i dhunshëm dhe si natyrë. Sepse, si rregull ai nuk duhet ta qellojë nxenësin.

Kemi frikë të shkojmë në drejtori, ai nuk do që t’i kthehemi dhe nxehet e na qëllon.”

Loading...