Shqipëri, Urime rekomandimin pozitiv për në BE

Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Ku ka si Tirona Ku ka si Tirona Ku ka si Tirona lale ku ka si Tirona.Këtë refren të një kënge shumë të bukur të kënduar nga Ermal Mamaqi dhe i ndjeri Dr. Flori që i është kushtuar Kryeqytetit të Shtetit Shqiptar, kamë filluar ta përsëris që nga momenti kur i lexova disa informacione në opinion që më gëzuan shumë e që thonin se Republika e Shqipërisë nga Komisioni Europjan do të merr rekomandim pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të saj në BE. Ky është një lajm shumë i gëzueshëm dhe i shumpritur për të gjithë shqiptarët patriot dhe adhurues të vlerave dhe parimeve civilizuese Europjane që njëherësh janë edhe vlera dhe parime civilizuese shqiptare.Flas për vlera dhe parime të njerëzve që nuk i zë gjumi duke bërë vepra të mira për kombin dhe shtetin e jo për ata që nuk flenë ditë e natë për ta shkatërruar kombin dhe shtetin.Këso njerëzish ka akoma dhe rekomandimi pozitiv i KE të BE-së më së shumti u atribuohet atyre.Tani shoqëria jopolitike dhe politika shqiptare duhet të shfletoj një faqe të re të realitetit dhe të punoj me shumë përkushtim dhe intenzivisht me qëllim që sa më shpejtë Republika e Shqipërisë të bëhet shtet anëtar dhe fuqiplotë i Bashkimit Europjan.Vend për eufori nuk ka sepse shqiptarët duhet të bëjnë akoma shumë punë për të bërë.Puna për vendosjen e sistemit të qeverisjes së mirë, përmirësimi i dialogut politik pozitë opozitë ,mundësimi i Demokracisë , reformat e nevojshme institucionale, ,Reformimi i sistemit Gjyqësor dhe reforma tjera duhet të zbatohen për ta arritur qëllimin që sa më shpejtë Tirona e lales të bëhet Kryeqytet i një shteti anëtar të BE-së. Tani elitat politike në Tironë duhet ti përvjelin mangët e këmishave Armani dhe Dior dhe të angazhohen për kryerjen e obligimeve që u përmendën më lartë.Pasiqë Europa nuk është një mësues që jep nota me shumë lehtësi dhe falas siç ishte rasti me NATO-n por për të merituar notë të lartë ajo kërkon shumë punë nga ana e shteteve kandidate për anëtarësim në gjirin e saj.Gjermania është shtet inocuese e krijimit të BE-së dhe një prej shteteve udhëheqëse te këtij organizimi të madh ndërkombëtar politik ekonomik social,arsimor e shkencor si dhe kulturor. Ky shtet njëherësh është shtylla kryesore e Bashkimit Europjan,por këtë pozicion ajo e ka arritur me fjalën Arbeit apo përkthyer në gjuhën shqipe që don të thotë punë. Kjo fjalë te ne shqiptarët shpeshherë shkakton neveri edhe pse një shqiptar me emrin Naim Frashëri ishte autori i fjalisë së famshme Punë punë natë e ditë që të shohim pakës dritë, të cilën ka kohë që ne vetëm e përmendim e nuk e zbatojmë por tani e tutje kjo fjalë duhet të bëhet motiv kryesor për të nxitur dhe inicuar aktivitete dhe punë serioze që të arrihet objektivi kryesor Republika e Shqipërisë të bëhet shtet anëtar i BE-së. Prandaj unë i shpreh Urimet më të sincerta Republikës së Shqipërisë për marrjen e rekomandimit pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europjan.Kështuqë deri sa të ndodh kjo unë do të vazhdoj që ta këndoj refrenin e këngës së bukur me të cilin e fillova këtë shkrim. E ai është: Ku ka si Tirona ku ka si Tirona ku ka si Tirona lale Ku ka si Tirona. Edhe njëher Shqipëtar dhe Shqipëri Urime dhe suksese në rrugëtimin për në Bashkimin Europjan Ju priftë e mbara.

Loading...