Një person është varë me armë zjarri të shtunën pas dite në breg të liqenit të Shkodrës, tek hidrovori i fshatit Dobraç. Lajmin e ka dhënë policia. Ajo e ka identifikuar viktimën si Arjan Ferracaku, 30 vjeç biznesmen në Shkodër. I ndjeri mësohet se ka qenë duke shëtitur me kalë kur është qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka marrë dy plumba në kokë. Në Shkodër ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. Forca të shumta të policisë të Shqipërisë po ushtrojnë kontrolle në kërkim të autorëve të vrasjes. Me viktimën kanë qenë edhe dy të afërm të tij që po merren në pyetje.

Ngjarja po vlerësohet politikisht nga opozita. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përfaqësuese e PD i është drejtuar drejtëpërdrejtë kryeministrit Rama. “Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!” shkruan zonja Ademi në rrjete sociale. Ndërkaq deputeti i PD Ervin Salianji në një deklaratë të tij tha se “Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse më Shkodër rregjistrohet sot viktima e pestë në pak muaj dhe policia nuk gjen autorët që i njohin të gjithë”.

Loading...