Opinione

“Shqipëria e madhe”  deri në Barcelonë!?

111 mehdi

 

Pothuajse  që nga vitet e 90-ta të shekullit XX, polemizojmë me fabrikuesit serbomëdhenj dhe me mbështetësit e tyre shqipfolës të tezës “Shqipëria e madhe”, e cila nuk ekzsiton as në teori e as në praktikë të  ndonjë programi a platforme politike të shqiptarëve, në asnjë periudhë historike, qëkur ekziston Shqipëria Etnike (1912-2017)

 

 

MEHDI HYSENI

“Shqipëria e madhe” është “pjellë” e ideologëve dhe e sajuesve të Serbisë së Madhe (1844-2017).Kjo Serbi e Madhe ekziston edhe sot, e cila, vërtetë është fatkeqësia dhe tragjedia më e madhe e Ballkanit, sepse më se gjysma e territorit të saj përbëhet nga  territoret e copëtuara dhe të grabitura (me luftëra, me agresione dhe me gjenocide) nga  Shqipëria Etnike (Nishi, Vranja, Leskovci, Toplica, Bllaca, Prokupla, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Kurshumlia, Tregu i Ri  dhe Kosova deri më 1999…etj.); Kroacia Etnike dhe nga Hungaria Etnike. Pra, Serbia e Madhe (Velika Srbija) është realitet konkret, kurse “Shqipëria madhe” është vetëm një nocion fiktiv dhe abstrakt ( nuk preket dhe nuk shihet),  nuk figuron në hartën gjeografike të Ballkanit, sepse është vetëm “shpikje” dhe trillium historiko-politik dhe propagandistik i Serbisë së Madhe për ta mbrojtur të paprekur Serbinë e Madhe artificiale, e krijuar nga një sipërfaqe e madhe e territoreve dhe e popullsisë  shqiptare (1878-2017).

 

Prandaj, shqiptarët (as politika, as diplomacia, as  drejtësia, as shkenca, as publicistika e as masmediat) kurrë nuk duhet heshtur, dergjur, frikësuar, pranuar dhe pajtuar me tezën serbomadhe “Shqipëria e madhe”, që e përdorin si armën më të sofistikuar për “bombardimin” dhe për  mohimin e SHQIPËRISË ETNIKE.

 

-Sesa politika, propaganda dhe kuazishkenca serbe antishqiptare ka vepruar dhe prodhuar sistematikisht me qindra e mijëra libra, pamflete, memorandum, elaborate, projekte, agjenda në  temën “Shqipëria e madhe”, këtë fatkeqësisht e provon edhe përhapja e saj në qarqet shkencore, politike, diplomatike dhe propagandistike të Evropës, jo më pak se tre shekuj (XIX,XX, XXI).

Në këtë kontekst, nuk ka ngelur prapa as  historiani i njohur i Universitetit të Barcelonës, Francisko Vega, i cili, siç shkruan “Balkanweb” i datës 5 prill  2003, ka manipuluar me sintagmën politike “Shqipëria e madhe” për ta mashtruar opinion publik evropian dhe ndërkombëtar, se kjo paraqet rrezik potencial për sigurinë dhe paqen në Ballkan?

Habit fakti se si ky shkencëtar spanjol i Barcelonës, duke mos njohur historinë e  Shqipërisë Etnike, ka përfunduar  në interpretimet e gabueshme të konceptit “Shqipëria e madhe”, e cila si e tillë nuk ekziston në asnjë pjesë të territorit të Ballkanit, por vetëm  në mendjet e sëmura të etnocentrizmit asutodestruktiv të shovinistëve dhe të “arkitektëve” të Serbisë së Madhe (1844-2017).

-Jo vetëm Prof.Dr. Francisko Vega, por të gjithë ata “shkencëtarë”, shtetarë dhe liderë politikë ballkanikë, evropianë dhe botërorë, që  bëjnë “shkencë”, “politikë”, “diplomacy” dhe “drejtësi” duke  u ushqyer me interpretime agnocistike, mitologjike dhe propagandistike perverse të konceptit “Shqipëria e madhe”, të patentuar nga Serbia e Madhe, sheshit vënë dukje “disponimin”  dhe “shërbimet e mira të vullnetit”  të tyre për murkullimin  dhe për shtrembërimin e së vërtetës së historisë së identitetit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Duke manovruar dhe manipuuar me konceptin “Shqipëria e madhe” nuk mund të zgjidhet filli i kolonializimit, i neokolonializmit, i hegjemonizkmit dhe i militarizmit serbo-sllav në Ballkan.
Prandaj, Francisko Vega  ka gabuar në nxjerrjen e konkluzionit të tij arbitrar, duke kosntatuar: “ presidenti i tashëm Xhorxh Bush, është deklaruar në çfarëdo forme qoftë , që t’i shpërblejë mirë aleatët besnikë, pasi që ai e humbi Turqinë, dëshiron që në Ballkan të ketë një trampolinë për rajonin. Bullgaria dhe Rumania tashmë i kanë shprehur qëndrimet e tyre, por atij më shumë do t’i përgjigjej krijimi i Shqipërisë së madhe, që do të përbëhej nga Kosova, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe nga Shqipëria”. Përkundrazi, strategjia e deritashme e Amerikës në Ballkan, provoi të kundërtën nga konstatimi naiv politiko-propagandistik i Francisko Vegas ( i ndikuar nga historia dhe politika e falsifikuar e  Serbisë së Madhe), se gjoja  “Amerika a nuk ka hequr dorë nga roli udhëheqës në Ballkan, sepse aty, do të kishte një interes të madh për një aleat si  “Shqipëria e madhe”!?
Kështu, thonë analizat dhe komentet e ndryshme të politikës dhe të propagandës zrytare antishqiptare dhe antiamerikane të Serbisë, mirëpo, deri tani (1990-2017) as politika e as diplomacia e Uashingtonit zyrtar nuk janë pronocuar (qoftë edhe tërthorazi) për krijimin ose për mbështetjen e ndonjë “Shqipërie të madhe” ose “Kroacie të madhe” në Ballkan, por për mbështetjen e shteteve multietnike dhe demokratike.

Duke qenë se Francisko Vega, për herë të parë merret me  “trajtimin” e termit “Shqipëria e madhe” (për ta korrigjuar interpretimin e tij të gabueshëm dhe të paqëndrueshëm si historikisht, ashtu edhe politikisht) ia vlen të nënvizojmë se ndër shqiptarët e Shqipërisë Etnike  as dikur e as sot nuk figuron kurrfarë ideje as koncepti politik “Shqipëria e madhe”, por vetëm  SHQIPËRIA ETNIKE, të cilën, fatkeqësisht, me agresione dhe me gjonocide e kanë copëtuar dhe koloniuar Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria (1878-2017), me “bekimin” e vendimeve të padrejta politike dhe juridike të Kongresit të Berlinit (1878) dhe të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913).

Pra, për ta kuptuar dhe sqaruar drejt dhe në mënyrë objektive  raportin mes koncepteve  Serbia e Madhe, “Shqipëria e madhe” dhe Shqipëria Etnike, historiani spanjol nga Barcelona, së pari, duhet të njihet me dokumentet dhe me literaturën historike, politike dhe diplomatike të  “Krizës Lindore” (1876-1878).
Ky është çelësi kryesor për të kuptuar historinë e vërtetë të aneksimit, të copëtimit dhe të kolonizimit të territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike nga barbarët sllavë të Ballkanit.

Ndryshe, do të vazhdojmë me përsëritjen e gabuar të konceptit  fiktiv të ashtuquajtur “Shqipëria e madhe”, që nënkupton pushtimin e territoreve fqinje nga shqiptarët.

Kjo është  gënjeshtra, shpifja dhe akuza më e ndyrë, që me shekuj u bëhet shqiptarëve  të SHQIPËRISË ETNIKE.

Kjo është padrejtësia më e madhe ndaj  kombit shqiptar në Ballkan, justifikohet dhe mbështet  ekzistenca e Serbisë së Madhe, kurse , në emër të “Shqipërisë madhe”,  sakrifikohet më se  gjysma (50%) e kombit shqiptar dhe e  territoreve autoktone të SHQIPËRISË ETNIKE.

-Kjo është drejtësia ndërkombëtare, që për ta ruajtur të paprekur Serbinë e madhe, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë, të gjitha këto shtete me bagazh kolonialist shumëvjeçar (1878-2017) në kurrizin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, gjoja për hir të ruajtjes së ekuilibrave ballkanike.

Me gjithë këtë vizion të gabuar të aktorëve të politikës evropiane dhe ndërkombëtare se gjoja “me ndryshimin e kufijve ndërterritorialë” të shteteve ballkanike, do të shthurej edhe strategjia  evro-integraliste dhe globalsite  e sigurisë dhe e paqes, si dhe do të zhbalancohej politika e tregjeve të lira ndërkombëtare, ka ardhur koha që urgjentisht të mbahet një Konfeencë a Kongres evropian ndërkombëtar për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemit kolonial sllav në Ballkan.

Ndryshe, me probelemet e sedimentuara qindravjeçare si shkak dhe pasojë e kolonializmit dhe hegjemonzimit serbo-sllav, tanimë, Ballkani veç mdodhet “me një këmbë në luftë”. Këtë rrezik e dëshmon edhe infiltrimi dhe përzierja e Rusisë në çështjet e Ballkanit, me qëllim të rikthimit të sferës së saj të interesit dhe të influences për mbrotjen e elementit sllav në Ballkan, para së gjithash Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë për ta luftuar ndikimin dhe interesin strategjik të Amerikës dhe të aleatëve të saj evro-perëndimorë.

 

 

To Top