Indeksi i përgjithshëm i sigurisë në Republikën e Maqedonisë është 3,07 përqind, përqindje kjo që konstaton se ende është i prekshëm sigurimi si rezultat i problemeve me të cilat përballen njerëzit si individë. Indeksi për siguri rejonale është 3,48, megjithatë një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se ideja për Shqipërinë e Madhe është ende gjallë dhe mund të ndikojë në destabilizimin e vendit.
Këto janë të dhënat të cilat sot u prezentuan nga hulumtimi “Sfidat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë”, në promovimin e publikimit “Indeksi i Sigurimit” nga autori Cane Mojanoski dhe Marjan Gjurovski.
“Në lidhje me pyetjen të cilat rrjedhin nga sigurimi I indetitetit dhe shoqëror, frika më e madhe tek qytetarët qëndron nga ideja për ‘Shqipërinë e Madhe’, ndërkaq nje pjesë e shqiptarëve kanë frikë nga mos realizimi i integrimeve euroatlantike të Maqedonisë deri në vitin 2019, gjegjësisht fillimin e vitit 2020. Këto ide nxisin frikë dhe frustrime të shumta tek qytetarët. Pikërisht këto integrime janë project i vetëm që i bashkojnë qytetarët e Maqedonisë. Nëpërmjet këtyre hulumtimeve, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është i vetmi projekt që do të mundësojë stabilizim dhe siguri për vendin”, tha Gjurovski. (koha.mk)

Loading...