Shqipëria e ka filluar mbarë aventurën e saj në Ligën e Kombeve duke shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Izraelit, shkruan zeri.info

Ndeshja ishte mjaft e hapur qysh prej fillimit dhe të dyja skuadrat patën raste të shumta për shënim.

Por, për golin e parë u desh të pritej deri në minutën e 55-të, kur Taulant Xhaka me një goditje të bukur jashtë zonës së 16-metërshit mposhti portierin kundërshtar për të kaluar kuqezinjtë në epërsi.

Shqipëria pati edhe mundësi të tjera për të dyfishuar epërsinë, por nuk arriti dot të realizonte.

Ndërkohë, izraelitët pavarësisht orvatjeve për të barazuar rezultatin, nuk arritën dot të gjenin portën e Thomas Strakoshës./Zëri

Loading...