Nëse mendoni se Kosova dhe Shqipëria do të luajnë miqësoren e dytë mes tyre, e keni shumë gabim pasi në fakt është e katërta që do të zhvillohet mes të dyja përfaqësueseve.

Sfida e parë është luajtur më 14 shkurt të vitit 1993, në një ndeshje që përfundoi me fitoren e Shqipërisë së Neptun Bajkos. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Abazaj, Seferi dhe Fortuzi, ndërkohë që për Kosovën shënoi Munishi, raporton Albeu.

Në vitin 2002 ndeshja që u luajt në Kosovë përfundoi 0-1 për Shqipërinë me një autogol të shënuar nga Arsim Abazi.

Sida e fundit miqësore është luajtur në vitin 2010 , teksa ndeshja është vendosur vetëm në minutën e katërt shtesë nga Bekim Bala, shkruan albeu.com

1993: SHQIPËRI – KOSOVË 3­-1 (Eduard Abazaj 38, Bardhec Seferi 39 autogol, Indrit Fortuzi 42; Kushtrim Munishi 74)

2002: KOSOVË – SHQIPËRI 0­-1 (Arsim Abazi 45 autogol)

2010: KOSOVË – SHQIPËRI 2-­3 (Shpëtim Hasani 20, Dukagjin Gashi 79; Ditmar Bici 4, Gjergji Muzaka 3, Bekim Bala 94)

Loading...