Turizmi është një nga shtyllat nxitëse të ekonomisë së një vendi. Në 2016-n për çdo 10 shqiptarë llogariteshin 14 turistë të huaj. Rekordin në rajon e mban Mali i Zi, kur për 10 malazeze numëroheshin 27 turistë. Gjatë 2016-s numri i turistëve në Shqipëri llogaritej 4.1 milionë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore. Në vlerë absolute, të dytët pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, me 1.7 milionë turistë, pasuar nga Serbia me 1.3 milionë, Bosnja 800 mijë, dhe Maqedonia 500 mijë.
Deri më tani, Europa është destinacioni më popullor në turizmin ndërkombëtar: afërisht 590 milionë njerëz shpenzojnë një natë ose më shumë në vendet europiane në 2016 (me Rusinë dhe Turqinë që përllogarisin sa një e terë. Krahasuar me rreth 200 milionë vizitorë në Amerikë, 460 milionë i ka pjesa tjetër e botës të kombinuar se bashku (Afrika, Azia dhe Australia).
Harta më poshtë tregon numrin e turistëve (të cilët vijnë nga një shtet tjetër) të cilët kanë kaluar një natë në një shtet të dhënë, bazuar mbi të dhënat e Bankës Botërore ( të mbledhura më parë nga organizata botërore e turizmit)
Franca kryeson listën, me 82.6 milionë vizitorë në 2016-n, jo vetëm në Europë, por në mbarë botën (asnjë vend tjetër nuk ka arritur që të tërheqë më shumë vizitorë se Franca, as vende shumë më të mëdha se Amerika apo Kina).
Sigurisht, dikush mund të argumentojë që vendet e mëdha mund të tërheqin më shumë turistë, por ky nuk është rasti. Harta më poshtë tregon se numri i mbërritjeve të turistëve për frymë në 2016-n (për shembull, numri 1.4 për Shqipërinë do të thotë se për çdo 10 shqiptarë, 14 individë kanë kaluar një natë në Shqipëri.
Me vetëm 77 mijë banorë, Andora është një ndër vendet që tërheq me miliona turistë. Vendet e tjera që mund të quajnë vetëm magnet të turizmit janë Malta, Kroacia, Austria, Mali i Zi dhe Qipro, të ndjekur nga Estonia, Greqia dhe Irlanda.
Në përgjithësi, vendet europiane dominojnë listën e vendeve më të vizituara në botë/ Revista Monitor

 

Loading...