Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e radhës, katër prurje të reja, por mbesin jashtë garda e vjetër

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Kuqezinjtë do të debutojnë në Ligën e Kombeve të premten në Elbasan Arena përballë Izraelit.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka publikuar listën me 25 futbollistë të ftuar për këto dy ndeshje.

Në këtë listë risi janë emrat e lojtarëve si Egzon Binaku (Malmo), Enea Mihaj (Panetolikos), Besir Demiri (Mariupol) dhe Herdi Prenga (Inter Zapresic).

Ndërkohë jashtë listës kanë mbetur garda e vjetër që De Biasi besonte shumë në ta.

Ermir Lenjani nuk është ftuar fare nga Panucci, që njëjtë ka vepruar edhe me Sokol Cikalleshin, Arlind Ajetin, Naser Alijin, Liridon Latifi e Azdren Llullaku ndërsa Ylber Ramadani dhe Kristal Abazaj janë grumbulluar nga U21.

Ftesë nuk ka marrë as Amir Abrashi që është rikthyer nga lëndimi por që ende nuk ka luajtur me Freiburgun.

Mërgim Mavraj është grumbulluar nga Panucci edhe pse qendërmbrojtësi vazhdon të mbetet pa skuadër.

Loading...