Besim Aliu
I bëjmë thirrje SHBA, BE,NATO dhe OSBE-së, se IRJM, nuk duhet të marrë ftesë për anëtarsim në NATO dhe BE përderisa nuk implementon marrëveshjen e Ohrit, ku edhe vet BE është garantuese e kësaj marrëveshje.
Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju mos të luajn rolin e shurdhëmemecit sepse ata ishin nënshkrues dhe garanrues të Marrëveshjes së Ohrit.
Marrëveshja e Ohrit ka rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e IRJM dhe se zbatimi i plotë i saj në të gjitha nivelet është garancia e vetme për sigurimin e stabilitetit, mirëkuptimit dhe mirëbesimit të brendshëm, përndryshe ftojmë të gjithë shqiptarët të mos e përkrahin dhe të mos votojnë referendumin për ndryshimin e emrit me qëllim që të vazhdojnë bllokimet për anëtarësim.
Marrëveshja e Ohrit ishte një kontratë juridike, kapitujt e të cilës parashihnin afate konkrete.
Marveshja e Ohrit 2001 duhej të përmbyllej në vitin 2004, ndërkaq sot po hymë në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe ne ende tash e 17 vite nuk është implementuar marrëveshja Ohrit
për të cilën është derdhur gjak.
Konsiderojmë se edhe pas 17 vitesh, ende nuk është implementuar Marrëveshja e Ohrit
Nuk jan realizuar pikat kryesore të kësaj marrëveshje si :
Risocializimi i ish pjestarëve të UÇK-së,
Përfaqësini i drejt i shqiptarëve në institucionet shtetërore,
Zyrtariyimi i gjuhës shqipe,
Ndarja proporcionale e buxhetit shtetëror ku participojnë me mbi 40% shqiptarët.
Risocializimi dhe integrimi i pjesëtareve të UCK-së ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe ligjit për amnesti që shteti i Maqedonisë ka qenë i obliguar që ta realizojë brenda katër viteve për të cilën bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë Maqedonisë 350 milionë euro.
OSBE duhet të kyçet dhe angazhohet më seriozisht që të implementohet Marrëveshja e Ohrit.
Misioni kryesor i OSBE-së është të avancojë marrëdhëniet konstruktive ndëretnike dhe të mbështes zbatimin e tërsishëm të Marrëveshjes kornizë të Ohrit të vitit 2001, si dhe shtyllat e saj thelbësore: Risocializimi i ish pjestarëve të UÇK-së, jo-diskriminimi, arsimi, decentralizimi, përfaqësimi i barabartë dhe përdorimi i gjuhëve.

(Autori është ish ushtar i UÇK-së dhe invalid i luftës)

Loading...