Opinione

Shqiptarë në Iliridë,  dënoni tradhtarët me votën tuaj

shqip

 

Shqiptaret duhet të shikojnë Liderin, premtimet dhe mbajtjen e premtimeve të tyre, kjo nuk po ndodh, sepse sikurse çdo herë, propaganda nga papagajtë e paguar mirë, prej pronarëve të tyre që ”grazhdin” e kanë nga Lindja, në boshtin greko-ruso-sllav, po mundohen t’ju hedhin hi syve. Çka duhet të ndodh tjetër, që shqiptaret në Iliridë, ta kuptojmë se banda kriminele e DBI-së, me liderin Ahmetin, shqiptarëve ja kanë bë 1001 të këqija. Drini i Bardhë dhe Vardari, nuk ua lajnë të këqijat dhe të bamat, kësaj Bande kriminale të BDI-së, që ju shkaktoi shqiptarëve, gjat 16 viteve, mbas përfundimit të Luftës. Bandat e DBI-së, në bashkëpunim me shërbimin sekret sllavo-maqedon DSK-në, dhe shtetin sllavo-maqedon, kryen vrasjet enigmatike të ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-re, burgosen, torturuan dhe dënuan me dënime të rënda,  ushtar dhe komandantë të UÇK-re, të gjithë këta ushtar dhe komandantë, që gjithnjë ishin në vijat e frontit, që gjithmonë ishin në mbrojtje dhe çlirim, të trojeve etnike shqiptare në kët pjesë. Të vetmin ”faj” e kishin, që ishin patriotë të devotshëm të zgjidhjes së drejt të,  Çështjes Kombëtare Shqiptare, që betimin e dhanë ta çonin deri në fund, që amanetin e Dëshmorëve ta vendosin në vend, ky pra ishte ”faji” i tyre, që prishte planet e Bandës kriminale të BDI-së dhe pushtuesit sllavo-maqedon.

Motra dhe vëllezër shqiptar/e në Iliridë, aq shumë është trashur zullumi, kundër shqiptarëve nga kjo Bandë, në bashkëpunim me shtetin sllavo-maqedon, mjafton ti shikoni ish dhe ”kuadrat” e BDI-së, t’ja shiqoni të kaluarën e tyre, morale,  njerëzore, politike t’ja krahasoni gjendjen ekonomike para luftës me kët tani, aty shihen rezultatet e kësaj Bande kriminele, që përveç pushtetit dhe pasurimit të tyre, asgjë skan të bajn me Shqiptarizmen, këta të mjer dhe mjerana, ka kohë apo thën ma mir, ishin kan të shitur te armiqtë tan. As vet sllavo-maqedonët, ta kishin pasur pushtetin, nuk kishin mundur të bëjnë, ma keq kundër shqiptarëve, se sa ky shtet, së bashku me kët Bandë kriminale të DBI-së.

Tërë këto vite mbas lufte, në kohët e Zgjedhjeve trumbetojnë për ”Patriotizem”, si për gjuhën shqipe, flamurin, të drejtat e shqiptarëve, kurr nuk kryhen për ta, këto të drejta elementare. Çdo herë po ti pytësh, bëhen”Baba të Kombit”, duke i numëruar ”sukseset” e tyre, të njejtat i bëjn në çdo palë Zgjedhje. Gjithë ato vrasje, burgosje, tortura, denime të Luftarëve të Lirisë, gjithë ky korrupsion, krim,  kriminalitet, nepotizëm kan një adresë të vetme-Banda kriminale e BDI-së së bashku me shtetin sllavo-maqedon, besa në rastin e ”Lagjës së Trimave” në Kumanovë edhe me shtetin serb, 14 vite në pushtet, vazhdon të jetë ende, nuk jep përgjigje për këto vrasje enigmatike, burgosje. . .
Nuk japin përgjigje, për moszhvillim ekonomik, në trojet shqiptare, nuk japin përgjigje për moszbatimin dhe implementimin e MO-it, çka t’ju drejtosh pytje për përgjegjësin e tyre, nga kjo Bandë kriminele e BDI-së, nuk kemi përgjigje.

Prandaj motra dhe vëllezër shqiptar/e në Iliridë, në këto Zgjedhje Lokale, për kryetar komunash dhe asamblist të komunave, ju me votën e juve, jepjani përgjigjen e dyhur këtyre maskarenjëve.

Editorial i faqes-Zogjtë e Shqipes

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top