Gazeta zviceranë Beobachter.ch, ka bërë një shkrim ekskluzivisht për emigrantët nga Kosova, që për dallim nga vendet tjera të Ballkanit, akoma duhet të marrin viza turistike për të shkuar më pas për të punuar në Zvicër.

“Banorët nga Kosova blejnë një pasaportë serbe për 3000 deri në 6000 franka, që ta kenë më të lehtë ardhjen në Zvicër, duke iu larguar vizave” shkruan në fillim Beobachter.ch, përcjell Bota sot.

Blerim Mehmeti (emri i ndryshuar) është njëri nga këta përfitues. Ai rrjedh nga një familje viktimash nga plumbat e ekstremistëve serbë , ndërsa tani ka marrë pasaportën serbe për të punuar më lehtë në Zvicër. E gjithë kjo vjen për shkak se në fshatin e tij papunësia arrin në 60%, por edhe nëse 39 vjeçari gjen punë, ai do fitonte 160 euro në muaj- aq pak sa nuk mjaftojnë për rrymë, dru dhe naftë gjatë dimrit.

“Ai kishte qenë më parë në Zvicër me pasaportën e Kosovës, por u ndalua nga policia për shkak të punës në të zezë,” shkruan më tej Beobachter, duke shtuar se atij iu mohua edhe hyrja pesë vjeçare në Zvicër.

Blerim Mehmeti krijon identitetin e ri

Me një identitet të ri dhe pasaportë të re, Mehmeti, gjeti metodën e re të shpërnguljes. Ai kishte mësuar serbokroatishten në 1991 duke mos e pasur problem të merr pasaportën nga autoritetet serbe. “Thjesht më duheshin 2500 euro për të fituar identitetin e ri, por këta janë pak, duke pas parasysh se në Zvicër mund të fitoj 3500 franka në muaj, aq sa në Kosovë s’do mund ti fitoja për një vjet,” shprehet ai për Beobachter.

Jo çdoherë funksionon

Raste të ngjashme si Blerim Mehmeti ka shumë, por jo çdoherë funksionon. Valon Ibrahimi (emri dhe mbiemri i ndryshuar) u zbulua gjatë kësaj tentative. Ai banon në veri të Kosovës dhe me fitimin e e pasaportës serbe shkoi në Zvicër për të punuar si elektriçar. Por autoritetet zvicerane e gjetën atë duke e kthyer në vendlindje për shkak se shteteve të kategorisë së tretë nuk u lejohet puna. Ai u dëbua, duke qenë më i varfër se kurrë.

Ibrahimi ka miq si gjithë shqiptarët tjerë. Një shok i kushëririt të tij do kërkojë mundësinë e gjetjes së lejes së punës për të… Valoni do provojë fatin për të dytën herë..shpresa vdes e fundit./Bota sot

Loading...