Manchester City tregoi fuqinë e kampionit, duke e mundur me rezultat 2:0 Arsenalin në ‘Emirates’, në hapje të edicionit të ri në Premier League. Trajneri të Cityt, Pep Guardiolës i buzëqesh fytyra për faktin se rrëmbeu tri pikë të mëdha në derbin e madh. Shqiptarët  Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka me gjithë angazhimin e madh nuk ia dolën përballë kampionit të disponuar për lojë.

Në minutën e 14-të, me një lëvizje mjeshtërore Raheem Sterling i cili nga rreth 17 metra hodhi një goditje të fuqishme, ku topi futet në këndin e majtë të poshtëm të portierit Cech, 0:1.  Në minutën e 64-të, Bernardo Silva brenda 16-shit, nga rreth 13 metra goditi bukur, duke shënuar gol të bukur në pjesën e epërm e të djathtë të portierit, Cech.

Gol që shoi të gjitha shpresat për ‘Topçinjtë’ për rezultat të favorshëm dhe aq me tepër që trajneri i ri, Unai Emery, e nisi keq sfidën e parë. Mesfushori ofensivë Xhaka dhe mbrojtësi Mustafi luajtën standardë. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 52-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 70-të.

Loading...