Kosovë-Shqipëri

Shqiptarët e “kallën” New Yorkun

parada

Nën drejtimin e Rrënjëve Shqiptare, (Albanian Roots), të shtunën në zemër të New Yorkut u zhvillua Parada e 17 Qershorit 2017.

Kjo Paradë është simbolike sepse i kushtohet arbëreshëve, të cilët erdhën edhe nga viset arbëreshe prej Italisë në SHBA dhe nën organizimin dhe drejtimin e Vatrës parakaluan masivisht për të parën herë në Manhattan me 28 nëntor 1969, nga Hotel Americana deri tek Katedralja Snt. Patrick, Manhattan.

Në Manhattan morën pjesë shqiptaro-amerikanë nga të gjitha shtetet e SHBA.

Ata ishin të veshur me rroba kombëtare,me flamujt kuq e zi e amerikanë, të mëdhej e të vegjël nga komuniteti shqiptaro-amerikan do të jenë të pranishëm në manifestim, transmeton Gazeta Lajm.

Grumbullimi nisën që në 9 të mëngjesit në 43rd Street & 6 Avenue.

Para nisjes së Paradës organizatat dhe grupet pjesmarërse organizuan koncerte.

 

To Top