Shkruan Altrim Mamuti

Rasti i Sopotit
Në procesin e njohur gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. U akuzuan për një minë të montuar në 2003 .
Rasti i Brodecit
Më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg.
Rasti i Harun Aliut
Komandant Kushtrimi u vra më 12 maj të vitit 2010 në afërsi të Radushës, por dyshimet janë se ekzekutimi i tij është bërë në lokacion tjetër.
Bashkë me të në pritën e organizuar kanë rënë edhe Shaban Zenuni nga Merova, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu
Rasti Alfa
Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg të përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun
Rasti Monstra
Nën akuzën se kanë kryer vrasje të pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, gjashtë shqiptarët Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, ishin dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”. 2012.
Rasti i Kumanovës.
Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.
Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona
7 me burg të përjetshëm.
13 me nga 40 vjet burg.
6 me nga 20 vjet burg etj.
O Zot sjelle drejtësin mbi shqiptarët , ndërsa bashkëpunëtorëve jepua hakun.
Lutje nga unë.
Amin

Loading...