Shqiptarët e Mexhitlisë: “Pelisterka” shfrytëzon pasurinë e fshatit tonë, kurse punëson maqedonas

Shqiptarët e Manastirit nuk janë të diskriminuar vetëm në qytet. Diskriminimi i tyre është i theksuar edhe në fshatrat përreth. Kjo më së miri vërehet në fshatin Mexhitli, fshat i vendosur gati në vijën kufitare me Greqinë.Edhe pse fshati posedon pasuri të mëdha natyrore, ato shfrytëzohen nga kompani maqedonase, e jo nga banorët.

Një rast i tillë sipas banorëve paraqet fabrika e ujit “Pelisterka”. Kjo fabrikë shfrytëzon burimin e ujit të thartë në fshatin Mexhitli, mirëpo punëtorët i sjell nga fshatra maqedonase që gjenden edhe 30 kilometra larg.

Erxhan Aliji, banor i fshatit Mexhitli thotë se ai dhe shumë banorë nga ky fshat kanë punuar në fabrikën e ujit Pelisterka por sipas tij prej kur firma shkoi në duar të të tjerëve u ndruan të gjithë punëtorët.

 Ai thotë se 15 vite kanë punuar, por pa vendim pune, me marrëveshje ndonjëherë edhe pa marrëveshje.

 “Na kanë gënjyer do vi koha kur do t’ju marrim me vendim do t’ju marrim por nuk na kanë marrë” tha shkurt Aliji.

“Kjo firmë shfrytëzon pasurinë e këtij fshati por asnjë banor nga fshati nuk është i punësuar për të vetmen arsye pse janë shqiptarë dhe janë pakicë dhe nuk kemi të drejtë punësimi”, deklaroi Aliji Ai thotë se kullosat që dikur kanë qenë të në pronësi të baballarëve të tyre tash i shfrytëzojnë maqedonasit.

“Kanë qenë tre burime të ujit të tharët këtu në fshat, njëri ka qenë për kullotat, tjetra për ujitjen e orizit kurse burimi i tretë ka qenë nën shfrytëzimin e të gjithë banorëve për pije, por ata janë të fuqishëm dhe nuk mund tu bësh asgjë” u shpreh për Lajm Tv Aliji.

“Punëtorët të gjithë janë maqedonas dhe vijnë nga fshatrat e tjerë në largësi prej 30 kilometrave, të cilave ua paguajnë edhe rrugën edhe gjithçka neve nuk jemi të punësuar” përfundoi Aliji.

Loading...