Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sot në Stamboll numrin një të Turqisë, presidentin Tayyip Erdogan. Por në setin e fotografive që vet kryeministri Rama e ka postuar në profilin e tij në Facebook bëhet e qartë se aty kanë munguar simbolet kombëtare shqiptare.

Madje në dy fotografi, fotografitë janë të prera në atë mënyrë që nuk shihet se çfarë flamuri ka mbrapa kryeministrit Edi Rama, kur dyshja ka qëndruar ulur në takim.

Kjo ka bërë që ndjekësit e kryeministrit Rama në këtë rrjet social ta pyesin kryeministrin se pse nuk ka pasur flamur shqiptar në këtë takim.

“Flamuri shqiptar ku esht? O Erdogan kujton si shqipnia esht turqi?”, ka shkruar një ndjekëse e kryeministrit Rama në Facebook, transmeton Koha.net. “Ndoshta është bër turk”, thotë një përgjigje e një tjetër ndjekësi në këtë koment.

“Ka frik nga flamuri i Skenderbeut prandaj nuk e nxir”, është një tjetër koment.

Edhe të tjera komente si këto janë bërë në postimin e kryeministrit Rama në profilin e tij. Deri tani këto kanë mbetur pa përgjigje.

Loading...