Ashtu edhe sikurse festave të tjera Islame, myslimanët në Shalë të Bajgores kanë falur namazin e Kurban Bajramit me plis në kokë.
Aty pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, kanë vënë nga një plis në kokë. Kjo si shenjë dhe mesazh për të ruajtur traditën kombëtare.
Falja e namazit të Bajramit në xhamin e këtij fshati është bërë tashmë traditë të falët në këtë mënyrë.
Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Loading...