Abdulla Mehmeti

Sherrin serb dhe grek i njohin më së miri shqiptarët se cilido popull tjetër në botë, jo vetëm për shkak të fqinjësisë me ata, me grekën nga shekulli i 8-të para erës sonë dhe me sllavët nga shekulli i 7-të i erës sonë, por më tepër nga pësimet prej tyre, nga krimet, masakrat mbi popullsinë autoktone shqiptare, pa kursyer as gra dhe fëmijë, duke djegur e rrënuar përtoke me qindra fshatra dhe zbrazur disa krahina të tëra të banuara me shqiptarë, sa herë agresorëve serbë dhe grekë u janë krijuar mundësitë, në situata të turbullta dhe rrethana lufte.
Këtë sherr e njohin shqiptarët edhe nga gjenocidet e shekulli të kaluar mbi shqiptarët në trojet etnike të tyre të mbetura në ish Jugosllavi dhe nën Greqi, nga viti 1913, 1945 e më vonë. Me këtë sherr, serbët dhe grekët përgatitën dhe zbatuan strategji dhe plane, disa elaborate për shpërnguljen sistematike dhe shfarrosjen e shqiptarëve, si dhe ndërmorrën fushata e veprime të tjera perfide e johumane me pasoja të rënda për qenien shqiptare, të cilat vazhdojnë edhe në ditët e sotme.
Përderisa shqiptarët, nga sherri i sllavëve dhe grekëve janë futur në labirintin e pakrye të përçarjes mes tyre dhe luftë primitive për pushtet;
– një pjesë e shqiptarëve ende hamenden nga duhet ta mbajnë drejtimin, nga lindja apo perëndimi;
– në shoqërinë shqiptare thellohen problemet për ndërtimin e shtetit ligjor, të ngulfatur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar;
– një pjesë e shqiptarëve edhe në shekullin e ri zhvillojnë debate primitive për çështje të religjionit, të nxitura, frymëzuara, përkrahura dhe finacuara nga jashtë;
– kur institucionet arsimore dhe shkencore shqiptare janë lënë jashtë kontrollit dhe pa ndihmën e nevojshme të shtetit, të cilat nuk i nënshtrohen mendimit kritik të opinionit dhe sidomos të bashkësisë akademike;
– ndërkohë që rinia shqiptare, ardhmëria e kombit, është lënë pas dore dhe në mëshirën e fatit, para alternativës së vetme të largohet jashtë vendit;
– kur bota shqiptare i ka përmbysur kriteret morale dhe profesionale të vlerësimit, saqë një kriminel ose idiot i paditur nderohet si hero, ndërsa mijëra intelektualë të mirfilltë që përbëjnë trurin e kombit mezi e sigurojnë ekzistencën, pa pasur mundësi minimale ta jepin kontributin e tyre në dobi të shoqërisë, për zhvillimin dhe përparimin e vendit, të kombit dhe shtetit;
– deri sa shqiptarët nuk kanë arritur ende, pas gjithë këtyre pësimeve gjatë historisë, të ndërtojnë piramidë të vlerave shoqërore dhe kombëtare;
– ku gjithça në jetën kombëtare të shqiptarëve zhvillohet në mënyrë stihike, të paorganizuar, në stilin sot për nesër, pa program kombëtar dhe pa institucione të specializuara për planifikim strategjik dhe zhvillim kombëtar:
Propaganda greke dhe serbe i ka vërshuar bibliotekat e botës me libra dhe publikime, monografi dhe harta, pamflete dhe raporte, studime pseudoshkencore me histori të falsifikuara, sidomos për ngjarje dhe personalitete nga e kaluara e lashtë dhe periudha e krijimit të kombeve dhe shteteve ballkanike, përmes të cilave përhapin të „vërtetën“ e tyre nëpër botë kundër shqiptarëve, kështu duke i dominuar edhe sot mediat botërore, qarqet diplomatike dhe tavolinat e bisedimeve kundër shiptarëve, me këtë, sidomos serbët dalëngadalë kanë filluar ta rikthejnë simpatinë e humbur para opinionit ndërkombëtar, dy dekada më parë.
Përfundimisht duhet të binden shqiptarët, kudo që janë, se të gjitha këto dukuri negative duhet të luftohen me të gjitha mjetet, me këtë të parandalohen veprimet e klikës serbe dhe greke, bashkë me ato edhe veprimet e rrjetit të agjentëve të fshehur të tyre ndër shqiptarët, të ngritur në majat e piramidës së pushtetit në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe mes disa organizimeve të shqiptarëve në Diasporë.
A nuk ishin të racës sonë gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që ditën të qeverisin me perandoritë e dikurshme më të fuqishme të botës, të Romës, Bizantit dhe Osmane; të udhëheqin shtete të mëdha me popullsi të përzier, si Egjiptin, Turqinë, Greqinë, etj., ndërsa sot nuk paskan mundësi t’i qeverisin shtetet e veta kombëtare dhe ta zhvillojnë vendin bashkë me vellezërit e tyre të gjakut dhe gjuhës?!
Kjo nuk është ndonjë magji që duhet të zgjidhet, por nevojë dhe domosdoshmëri për këndellje dhe esullim, vetëdijesim para pasojave që kanë lënë nga e kaluara dhe që krijojnë edhe sot sherri serb dhe grek në botën shqiptare, me këtë edhe pamundësojnë funksionimin normal të shteteve shqiptare.

Loading...