Më së shumti fëmijë jashtë martese janë lindur tek prindër shqiptarë dhe romë, edhe atë nga gjithsej 2651 fëmijë të lindur jashtë martese, 565 janë shqiptarë, 4714 romë, 247 maqedonas

Aida XHONI

Shkup, 24 maj – Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), rreth 12% nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur janë jashtë martese. Më së shumti fëmijë jashtë martese janë lindur tek prindër shqiptarë dhe romë, edhe atë nga gjithsej 2651 fëmijë të lindur jashtë martese, 565 janë shqiptarë, 4714 romë, 247 maqedonas, shkruan gazeta KOHA.

Sipas ESHS-së, numri më i madh i foshnjave (88.4%) janë të lindur në lidhje martesore dhe mund të thuhet se ulja e fertilitetit është rezultat i vonimit të hyrjes në lidhje martesore tek moshat e rritura. “Nga numri i përgjithshëm, 2761 fëmijë, ose 12 për qind janë të jashtë martese”, thotë Enti Shtetëror i Statistikave.

Pra, 88 për qind e foshnjave kanë lindur në bashkësi martesore. Nëna ishte në një moshë mesatare prej 28.9 vjetësh (dhe 27.2 vjet në lindjen e parë). Viti i lindjes i nënës, që shfaqet si më shpesh, është 1987.

Sipas sociologëve, përqindja më e madhe e fëmijëve të lindur jashtë lidhjeve martesore është tek shqiptarët dhe romët, sepse shumë shpesh jetojnë në kurorëzim joformal, vetëm me kurorë fetare, raporton KOHA.

Ndryshe, numri i fëmijëve jashtë kurorëzimi në Evropë është rritur për dy herë më shumë në krahasim me periudhën para dy dekadave. Më së shumti fëmijë të lindur jashtë lidhjes martesore ka në Estoni, ndërsa më së paku në Greqi. Krahasuar me Maqedoninë, Turqia dhe Greqia kanë një përqindje më të lartë të foshnjave të lindura në bashkësinë martesore. Në fqiun tonë, 90.6 foshnje kanë lindur në martesë. Nga anëtarët e BE, Franca udhëheq listën e fëmijëve të lindur jashtë martese, ku gjashtë nga dhjetë foshnjat lindin jashtë martese, ose 59.7 për qind.

Është interesante se pas Francës, përqindja më e lartë është te dy vende ballkanike – në Bullgari dhe në Slloveni. Në të dy vendet, përqindja e fëmijëve të lindur jashtë martese është 58.6. Përqindja e lartë është shfaqur edhe në Estoni (51.6%), Suedi (54.9%), Danimarkë (54%), Portugali (52.8%) dhe Holandë (50.4%). Jashtë BE-së, Islanda, ndërkohë, foshnjave të lindura jashtë martese, pak më poshtë se 70 për qind. (koha.mk)

Loading...