Shqiptarëve u nevojitet Ansambël i Vajtocave të Zajazit, BDI u formon Ansambël për Këngë e valle!!!

Orhan Abazi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57 – të mori vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni.

Pres shërbimi i Qeverisë kumtoi se “për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për themelimin e institucionit kombëtar „ Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë si organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës”.

Kjo tregon edhe njëherë se partia shqiptare në qeveri, BDI, është shkëputur nga realiteti shqiptar dhe nuk është në rrjedha me nevojat tona.

Shqiptarëve në këto momente u nevojitet formimi i një Ansambli të Vajtocave të Zajazit për t’ua vajtuar hallin në të cilin i ka sjellur BDI-ja, e jo një Ansambël për Këngë e Valle. /lajmpress.com

 

Loading...