Shqiptari 66 vjeçar përdhunon shqiptarin 29 vjeçar në burg

Në burgun e Dubravës ka ndodhur një përdhunim i tmerrshëm. Një burrë me inicialet I.M., i lindur më 1939, ka përdhunuar një burrë tjetër me inicialet  A.R., i lindur më 1986. Supozohet se të dy janë shqiptarë.

Një gardian i burgut të Dubravës thotë se ky është vetëm njëri prej shumë rasteve që ndodhin. Madje, ai tregon se si një i burgosur, pikërisht pse e kishin përdhunuar, ka bërë vetvrasje.

Aktin e përdhunimit nuk ka mundur ta përballojë.

E ka konsideruar si diçka të tmerrshme, dhe në fund i ka dhënë fund jetës së tij.

Burimi i redaksisë parrotlla.net brenda burgut tregon se jo vetëm në Dubravë, por edhe nëpër burgjet tjera ka parregullësi të tmerrshme.

Brenda burgjeve luhet me të madhe bixhoz.

Të fortit e bëjnë ligjin brenda burgjeve, dhe për ta nuk vlen asnjë rregullore dhe asnjë rregull i përcaktuar me ligjet vendore.

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve po i mban të heshtura këto fenomene, duke menduar që përmes fhshehjes, gjendja nëpër burgje do të përmirësohet./parrotlla.net/.

 

Loading...