Kronikë

Shqiptari, dhunë ndaj gruas edhe nga burgu

ssff-780x439

Ndonëse në burg, një 36 – vjeçar nuk ka hequr dorë nga dhuna ndaj bashkëshortes së tij.

Kështu, 36 – vjeçari Dëfrim P. i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Vaqarrit në Tiranë, është kallëzuar nga bashkëshortja 31 – vjeçare me iniciale O. P..

Sipas gruas, 36 – vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit, në mënyrë të vazhdueshme, duke e shtyrë këtë të fundit drejt aktit të vet-helmimit me medikamente gjumi.

Gruaja mësohet se ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në S.Q.U.T. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 12.10.2016, ka revokuar vendimin e datës 14.07.2014 dhe ka dënuar Dëfrim P. me dy vjet burg, për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al

To Top