Në stacionin e trenit të qytetit Gotha të Gjermanisë, është arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka dhunuar një udhëtare.

Sipas një komunikate të policisë gjermane, të cilën e transmeton „Shtegu.com“, mbrëmjen e së shtunës, në trenin regjional nga Erfurti për në Göttingen, një gjermane 54 vjeçare kishte shkuar në tualetin e trenit. Sipas hetimeve paraprake, pas saj kishte shkuar një shqiptar 29-vjeçar duke e dhunuar në tualetin e trenit. Me këtë rast, gruaja gjermane ka pësuar lëndime të lehta.

Në stacionin e trenit në Gotha, ai është arrestuar menjëherë, ndërsa Gjykata rajonale e qytetit, ka urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të azilkërkuesit shqiptar, për shkak të dyshimit të veprës penale „dhunim“. Ai është dërguar në arrest, ndërsa prokuroria ka filluar hetimet deri në ndriçimin e plotë të rastit.

 

 

Loading...