Futet në banesë bashkë me vëllanë dhe siç kishte ndodhur edhe më herët, gjen të dashurin e gruas aty. Teksa i vëllai mbante gruan që ulërinte, ai e shtyu të dashurin e bashkëshortes nga dritarja e katit të parë të banesës. Ky fundit pësoi lëndime serioze, megjithatë arriti të mbijetojë. Episodi dramatik u shënua më 31 maj, tetë vite më parë në La Spezia të Italisë.
Siç raportojnë mediat italiane: Mëngjesin e djeshëm, gjykata italiane e Spezia-s dënoi ish bashkëshortin e gruas, Altin Murati, 46 vjeç dhe vëllanë e tij Besimin, 51 vjeç.
Altin Murati u dënua me katër vite burgim dhe një gjobë prej pesëmbëdhjetë mijë euro, ndërsa vëllai i cili kishte një rol dytësor në histori, u dënua me nëntë muaj burgim dhe një dëmshpërblim për të paguar, vlera e të cilit do të përcaktohet nga gjyqi civil.
Ai mbajti me forcë të bllokuar gruan Aurora Pepa, duke e penguar atë të dilte jashtë banesës për të dhënë alarmin.
Prej më shumë se dy vitesh, marrëdhënia e Altin Muratit sa vinte e bëhej më e ftohtë me gruan e tij, pasi shqiptari e kuptoi se ajo e tradhtonte dhe nisën të jetonin të ndarë. Ndërsa i dashuri i gruas shqiptare, italiani Fabrizio Bartoli, nga viti 2010 deri në 2012, kërcënohej vazhdimisht nga Altin Murati.
Bartoli, sipas asaj që u tha në gjykatë, përjetoi një periudhë të rëndë frike dhe ankthi, aq sa u detyrua të ndryshonte zakonet e jetës së përditshme dhe të ndërpriste marrëdhëniet me Aurora Pepën.
Shqiptari i dërgonte italianit mesazhe kërcënuese. Murati nuk donte që djali që kishte me gruan e tij të rinte në shoqërinë e italianit. Kur shkonte te banesa e re ku banonte bashkëshortja e tij për të marrë djalin, ai kërcënonte italianin me fjalë të tipit: Do të vras nëse të shohë me tim bir, do të pres kokën.
Kulmi i mosmarrëveshjes u shënua në 31 Maj të vitit 2010, kur Altin Murati shkoi në banesës e gruas. Aty ai gjen Bartolin të cili e ndjek deri në dhomën e gjumit, duke e kërcënuar se do ta vriste. Në momente tensioni, shqiptari shtyn me forcë italianin, i cili bie nga dritarja e katit të parë.
Italiani përfundon në spital dhe i nënshtrohet një operacioni. Dje në mëngjes, gjykata dha dënimet në harmoni me kërkesat e prokurorisë.

Loading...