Shqiptari kërcënon me jetë mësuesen italiane të djalit 16-vjeçar: Do të të vras

Një 50-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi ka kërcënuar me vdekje mësuesen e djalit të tij.

Sipas mediave italiane, arsyeja që shqiptari e ka bërë këtë është sepse i biri nuk ka pranuar të ndjekë Institutin Profesional në qytetin e Milanos.

Pasi 16-vjeçari i ka treguar të atit problemin e tij, ky i fundit ka marrë menjëherë në telefon mësuesen duke e kërcënuar se do e vrasë.

Pas kësaj mësuesja italiane ka denoncuar rastin në polici, të cilët kanë trokitur në derën e shqiptarit për ta thirru në polici.

Tani 50-vjeçari ndodhet në ambientet e paraburgimit pasi akuzohet për kanosje.

Loading...