Ka 7 vjet që rrugëtimi i tij nuk është ndalur. Indi, Irak, Siri, Libi, Vietnam, Somali, Filipine, Brazil, Venezuelë, Bolivi, Kamboxhia, Spanjë, e shumë vende të tjera, i ka shkelur si turist dhe si humanist, fotografi Ilir Morina.
Shumë kush mund ta ketë ëndërr të shëtisë shumë vende të botës, Ilir Morina këtë e ka menduar qysh i ri dhe për ta bërë këtë i është dashur kohë. I lindur në gjermani, por me prejardhje nga qyteti i Gjakovës, Morina inspirim për këto udhëtime i ka pasur prindërit e tij, raporton emisioni “Sot” në KTV.
Në mesin e vizitave ka edhe vende që i pëlqejnë shumë. Disa rrugë nuk i ka bërë i vetëm, diku – diku ka qenë edhe nën përcjellje. Udhëtimi në Siri, ka bërë që Iliri të kthehet në këto vende dhe të ndihmojë, pasi nuk i ka harruar kurrë ato fytyra të vuajtura të fëmijëve që ka parë në situata të ndryshme.
Rrëfimin e Morinës mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Loading...