Dashuria për veturat na bën të ëndërrojmë që një ditë të kemi në pronësi një veturë të Formula 1.

Por në pamundësi të blej një të tillë, që kap shifrën e më shumë se një milion euro, dikush ka menduar që ta krijoj vetë atë, shkruan Indeksonline.

 

 

Shqiptari nga Kumanova, Muharrem Iseni i cili merret me ngjyrosjen e veturave ka vendosur të krijoj në Ferrari të Formula 1, i gjithi nga stiropori.

I apasionuar pas veturave të formula 1, Muharremi duke shfrytëzuar profesionin e tij prej limari me punë dhe durim të jashtëzakonshëm për rreth 3 muaj ai ka krijuar “kokëkuqën” si një vepër artistike.

Puna e tij prej artisti në shikim të parë na jep idenë se ajo është një veturë e vërtetë dhe vetëm afër mund ta kuptojmë se bëhet fjalë për një skulpturë arti.

Duke mos pasur një ekzemplar të Formula 1 ku ta marr si model, ai është bazuar në një lodër fëmijësh për ta krijuar atë dhe ja ka arritur që në dukje ta bëjë si të vërtetë.

Iseni tregon për Indeksonline se njerëzit mbetën të habitur kur e shohin dhe nuk e besojnë që ajo është e ndërtuar nga stiropori.

Komentet e njerëzve janë gjithnjë pozitive duke e vlerësuar lartë veprën e tij. /IndeksOnline/

 

Loading...