Shqiptari nga Maqedonia, biznesmen milioner në Kroaci (Video)

Shikoni intervistën në këtë link:

Me shkatërrimin e Jugosllavisë, dështuan edhe bizneset e shumë shqiptarëve që kishin ngritur me gjenerata anekënd republikave të këtij shteti. Shpëtimi i jetës dhe familjes, ishte shumë më i rëndësishëm se sa biznesi, prandaj u detyruan ta braktisin suksesin e arritur me aq shumë mund. Megjithatë pati raste kur biznesmenët shqiptarë u treguan  më këmbëngulës dhe vazhduan biznesin e tyre edhe në rrethana krizash e luftërash. Një shembull të tillë paraqet rasti i biznesmenit me prejardhje nga Gradec i Gostivarit, Imbërli Abdurrimi.

Sot ai është pronar i njërës prej ëmbëltoreve më ekskluzive në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. E vendosur në pjesën më qendrore të qytetit, lokali i tij “Milenium” është një ndër lokalet më të frekuentuara në metropolin mbi njëmilionësh kroate.

Mirëpo rruga deri te suksesi nuk ka qenë e lehtë. Në vitin 2000 Imbërliu ka hapur një lokal në këtë vend pej 30 katrorëve. Falë angazhimit maksimal, punës së palodhshme dhe , sot ka arritur të bëjë një lokal që ka hapësirë mbi 500 katrorë. Imbërliu konsiderohet ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë në Kroaci, mirëpo thotë se pasurinë vazhdimisht e investon dhe deri tani në këtë lokal ka investuar rreth 3 milionë euro.

Kroacia tani dy vite është anëtare e Bashkimit Evropian, mirëpo Imbërli Abdurrahimi vazhdon të jetojë në relacionin Zagreb  – Gostivar, ku vazhdimisht viziton vendlindjen.

Tani për tani thotë se nuk ka ndërmend të investojë në Maqedoni. Thotë se pret kohë më të mira, kur do të ndodhin ndryshime pozitive në vendin tonë dhe të bëhemi pjesë e BE-së.

Loading...