Shqiptari nga Shkupi blen veturën por, shitësi një ditë më pas ja vjedh atë!

Shqiptari nga Çairi i Shkupi A.I më datë 18.06.2018, ka blerë veturë “Mercedes S 320 CDI” nga personi A.G.

Marrëveshja e shit-blerjes është kryer në shtetin bullgar pasi vetura ka qenë me targa të Bullgarisë, teksa shitësi nga Maqedonia ka poseduar edhe dokumente të Bullgarisë.

Një ditë pas blerjes së veturës, teksa vetura ishte e parkuar para shtëpisë së blerësit, shitësi A.G duke shfrytëzuar çelësin rezervë të veturës (ku tek blerësi është deklaruar se nuk posedon një çelës të dytë) në orët e vonshme ka ardhur dhe e ka vjedhur veturën.

“Pa Censurë” ka siguruar video regjistrimin ku shihet personi A.G, duke e kryer aktin e vjedhjes së veturës “Mercedes S 320 CDI” .

Për ironi të së vërtetës shitësi A.G është polic me profesion. A.I sapo ka konstatuar vjedhjen e veturës ka lajmëruar policinë, policia menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe pritet që të reagojë për rastin.

“Pa Censurë” do të ndjek nga afër ecurinë e zgjidhjes së problemit.

Loading...