Shqiptari nga Zvicra që pasqyron artin e mahnitshëm të botës nënujore

Bashkatdhetari nga Mali Zi, Mark Markaj që momentalisht jeton në Bazel të Zvicrës, ka një pasion të veçantë gjatë kohës së tij të lirë. Në banesën e tij, ai kujdeset për disa lloj peshqish, të cilët i ruan me ndjenjë e xhelozi të veçantë e që kërkon përkushtim të madh. Ideja për tu marrë me këtë lloj hobi i lindi pasi ai është i dhënë dhe i mahnitur pas të bukurës që gjendet në ujë. „Momentalisht i kam rreth 400 peshq prej rreth 30 lloj sish, të cilët kushtojnë diku rreth 50 franga zvicerane për copë, të vendosur në tetë akuariume. Por, do të kisha potencuar se shoku im Lulzim Lika nga Kaçaniku, i cili jeton në Brugg, posedon 35 akuariume me një vëllim prej 2.000 deri në 50 litra, në të cilët ka vendosur dhe përkujdeset për 3.000 peshq dhe 50 lloje të tyre. „Kemi peshq që kushtojnë edhe 400 deri në 500 franga, që njihen me emrin `L.Welse` dhe janë shumë të rrallë. Jemi disa shokë të cilët në mes vete kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kultivojmë këtë hobi të cilin e bëjmë vetëm për satisfaksion shpirtëror dhe sa për t`i kompensuar harxhimet tona. Ka raste kur porositim peshq nga e gjithë Europa, të cilët na i sjellin me pako speciale“, deklaron Marku për „Shtegu.com“.

Në vazhdim do të sjellim disa foto të peshqe të Markut që të lënë gojëhapur:

Loading...