Përparim Avdili, politikan zviceran me prejardhje shqiptare është pjesë e partisë Liberale,  në emisionin “Agora” ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në Zvicër. Avdili zbulon se synon Këshillin Komunal të Cyrihut.

“Kam kaluar proceduar normale brenda partisë. Partia Liberale në Zvicer konsiderohet si partia me kompetenca më të mëdha ekonomike. Unë mendoj që, nëse shteti ka përgjegjësi, atëherë përgjegjësia është të forcojë ekonominë, sepse gjërat tjera vetorganizohen në shoqëri. Mendojë që politika e partisë Liberale i përshtatet mendimeve, ideve dhe vlerave të mia- më së shumti dhe prandaj ka qenë si rrjedhojë e natyrshme të kyçem në këtë parti. Në fillim të këtij viti, mora përgjegjësinë e  kryetarit të nëndegës së partisë në zonën ku jetoj. Tash jam kandidat për Këshillin Komunal që do të mbahen me 4 mars të vitit 2018. Aty do të garojë në listën e top 5-shit, të partisë Liberale dhe me gjasa shumë të mira që të futem në Këshill”, deklaroi Avdili.

Loading...