Rajon-Botë

Shqiptari quhet “shiptar” në një gykatë malazeze, deputeti Nimanbegu denoncon rastin

nimanbegu-dosta-su-albanske-partije-bile-dekor-vladi-slika-1300

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti shqiptar, Genci Nimanbegu, i dërguar një letër-ankese kryetarit të Gjykatës së Lartë vendase, Boris Saviç.

Aty, Nimanbegu thotë se në një procedurë gjyqësore me të akuzuar shqiptarë, këta të fundit janë quajtur “shiptar” nga ana e gjykatëses Suzana Mugosha. Pra duke iu përçudnuar emri, dhe sipas Nimanbegut kjo duket të jetë bërë qëllimisht.

“Ju lutem, duhet ta dini se kjo fjalë për ne shqiptarët është fyese dhe nënçmues. Gjykata duhet të mbrojë dinjitetin të gjithë etniteteve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi”, thuhet në letrën e Nimanbegut.

Ai i ka kërkuar kreut të Gjykatës së Lartë malazeze që të parandalonte përdorimin e fjalës “shqiptar” në sallën e gjyqit, siç ka bërë gjykatësja Mugosha. /tesheshi.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top